Përhapen thashetheme për vdekjen e Fidel Castro, Wikileaks në Kubë: është “afër vdekjes”

Thashethemet e fundit për shëndetin e Fidel Castro flasin këtë të premte për vdekjen e liderit revolucionar kubanez. Pavarësisht një letre të publikuar nga media shtetërore, të afërmit e Kastros e mohojnë se ai është në prag të vdekjes. Faqet e mediave sociale dhe disa organizata të lajmeve kanë raportuar mbi akuzat e bëra nga një mjek venezuelas, se 86-vjeçari Fidel Kastro pësoi goditje masive duke rënë në koma. Ato thonë se Kastro është në gjendje vegjetative dhe se ka vetëm pak javë jetë, ndërkohë që i njëjti mjek, Jose Rafael Marquina, ka bërë të njëjtat deklarata edhe më që kanë rezultuar jo të vërteta. Marquina ka thënë për gazetën spanjolle “ABC” se Kastro kishte pësuar një “bllokim masiv të arteries së djathtë cerebrale”. Nga ana tjetër, informacioneve të fundit sekrete amerikane diplomatike të publikuara nga Wikileaks pohojnë se lideri kubanez pothuajse vdiq pas një problemi intensinal gjatë një fluturimi të brendshëm. Mesazhet e Wikileaks, të publikuara në gazetën spanjolle “El Pais”, zbulojnë përpjekjet intensive të bëra nga diplomatët amerikanë në Havanë, për të gjetur natyrën e sëmundjes së Fidel Kastros dhe shanset e tij për t’u rimëkëmbur. Sëmundja e udhëheq Kastron t’i dorëzojë pushtetin vëllait të tij Raul, edhe pse ai u rikthye përsëri në jetën publike. Gjendja shëndetësore e 84-vjeçarit konsiderohet si sekret shtetëror në Kubë.
l.v
Add new comment