Ashpërsimi i masave antiduhan, Italia po diskuton mundësinë e ndalimit të konsumit në parqe e plazhe por edhe në skenat e filmave

Italia po mendon të shtojë dhe më tej masat që dekurajojnë konsumin e duhanit. “La Reppublica” shkruan se ministria e Shëndetësisë po mendon që disa masa që mund të merren të jenë ndalimin e konsumit të cigares në parqe publike, në stadium e plazhe por edhe nëpër automjete kur ka fëmijë në to.
Po ashtu, po mendohet të ndalohen edhe skenat me cigare në filma e seriale, ku do të kushtëzohet numri i skenave ku aktori mund të shfaqet duke tymosur. Masat e reja po diskutohen në kuadrin e 10 vjetorit të ligjit që ndalon konsumin e tij në vendet e mbyllura. “Bëhet fjalë për disa iniciativa të mundshme që mund t’i aplikojmë edhe ne në kushtet kur në vendet e tjera kanë rezultuar të suksesshme” nënvizojnë nga ministria e Shëndetësisë.
n.k
Add new comment