Gjykata e Lartë do “zbardhë” sherrin me Strazimirin, 11 deputetë deponojnë çfarë panë

Incidenti që ishte arsyeja e shpallur përse opozita bojkoti për gjashtë muaj parlamentin, po “merr zgjidhje” sot në Gjykatën e Lartë. Janë 11 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që do të dëshmojnë në lidhje me përplasjen në ambientet e parlamentit mes dy deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu me demokratin Gent Strazimiri. Me styre, edhe 3 deputetët të përfshirë vetë në konfliktin e gjashtë muajve më parë. Ndoka dhe Ndreu janë nën akuzë se goditën për shkak të detyrës deputetin e opozitës Strazimiri. Hetimi ndaj tyre nisi pas incidentit të ndodhur më korrik të këtij viti në ambientet e korridorit të parlamenti, ndërsa në sallë zhvillohej seanca plenare. Sipas pamjeve nga kamera e sigurisë së Kuvendit, deputetët u përfshinë në një konflikt, ku socialisti Arben Ndoka qëlloi me grusht deputetin demokrat Gent Strazimiri, ndërsa Ndreu e goditi në kokë.
a.k
Add new comment