Kadare merr “çmimin e Jeruzalemit” për vitin 2015. Haaretz: “I dha shprehje lirisë njerëzore”

Postuar në 13 Janar, 2015 15:12

Shkrimtari Ismail Kadare ka fituar  Çmimin “Jeruzalemi” për 2015-n, i cili në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jeruzalem, muajin tjeter, do t’i dorëzohet nga Kryetari i komunës, Nir Barkat. Sipas gazetës Haaretz, Kadare i dha shprehje lirisë njerëzore në shkrimet e tij. Arsyetimi i vendimit të jurisë së Jeruzalemit: "Kadare është një tregimtar ironik dhe tepër interesant që rrëfen shkëlqyeshëm me nënkuptime të tërthorta rreth fajit kolektiv, veçanërisht në mos ndëshkimin e këtij faji... Edhe pse në formën e të shkruarit personazhet janë kryesisht lokalë, kuptimi dhe rëndësia janë padyshim universale".

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.