‘Charlie Hebdo’ rekord shitjesh, boshatisen stendat në Paris. U botuan 5 milion kopje.

Numri 1178 i “Charlie Hebdo” doli mëngjesin e sotëm në shitje i shtypur në 5 milionë kopje. Revista satirike franceze mbërriti nëpër stendat kryesore të shitjes së gazetave mëngjesin e së mërkurës, pikërisht një javë pas agresionit të terroristëve në zyrat e saj, duke lënë të vdekur 12 persona, mes të cilëve edhe karikaturistët më të shquar të saj. Kopertina e revistës është një ilustrim i Profetit Muhamed a.s të përlotur, i cili mban në duar një parullë “Unë jam Charlie”, të shoqëruar edhe me fjalët “Gjithçka është falur tashmë”. Kopertina e re është pritur me emocione të përziera: disa myslimanë janë të fokusuar te e drejta e revistës për t’u shprehur lirisht, ndërsa disa të tjerë kanë kritikuar atë si provokuese pa arsye dhe tepër ofensive. Shifrat e shitjes nuk mund të bëhen menjëherë të ditura, por disa kioska tregtare dhe stenda të shitjes së gazetave në Paris thuajse janë boshatisur që në orët e para të mëngjesit.
l.v
Add new comment