Shkrimtari francez Houellebecq: Duhet të jemi “të papërgjegjshëm” në mënyrë që të mbrojmë lirinë e shprehjes

Postuar në 14 Janar, 2015 04:35

Shkrimtari francez, Houellebecq që ka shkruar librin e shumëdiskutueshëm me titullin “Nënshtrimi”, ku flitet për një Francë të islamizuar në vitin 2022, ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane ‘Il Corriere della Sera”. Ka disa pohime interesante në këtë intervistë. “Unë ndihem gjithnjë i papërgjegjshëm, ndryshe nuk do të vijoja të shkruaja”, thotë ai në formë replikuese ndaj idesë së shumëkujt se “duhet të mbrojmë lirinë e shprehjes, por edhe duhet të jemi të përgjegjshëm”. “E di, presidenti Hollande është shprehur se do ta lexojë librin tim, por nuk më intereson opinion letrar i politikanëve”, ia bën ai në një moment tjetër. Dhe pastaj bën një saktësim, a një tërheqje nga një pozicion i mëparshëm: “Kam thënë më parë, në vitin 2001, se ‘islami është feja më idiote e botës’, por  e kam rilexuar me vëmendje më pas, dhe kam zbuluar se kjo fe e lë të nënkuptuar një mirëkuptim me fetë e tjera monoteiste, dhe kjo kjo gjë nuk është pak; nuk më duket se dhuna është në natyrën e brendshme të Islamit; problemi i Islamit është që nuk ka një Papë, apo një autoritet komandues, që do të bënte një interpretim të vetëm të Kuanit”.

Ata që dinë italisht mund ta ndjekin intervistën e tij të plotë në linkun http://www.corriere.it/esteri/15_gennaio_14/michel-houellebecq-niente-francia-sara-piu-come-prima-si-ho-paura-anch-io-b2efe122-9bb4-11e4-96e6-24b467c58d7f.shtml

 

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.