Mbyllet Akademia e Arteve në Shkodër(në fund të vitit akademik)

Qeveria ka vendosur në mbledhjen e djeshme të mbyllë Akademinë e Arteve në Shkodër. Vendimi përcakton se institucioni në fjalë do të përmbyllë vitin akademik në fjalë dhe për çdo student duhet të përgatisë dosjen. Studentët që duhet të vijojnë studimet kanë të drejtën e regjistrimit në Universitetin e Arteve në Tiranë, ose në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Këtij të fundit i kalojnë edhe pronat që ka nën administrim AASH si dhe është i detyruar, sipas nevojave, që të punësojë edhe stafin pedagogjik të akademisë. Akademia u krijua më 20 qershor 2012 dhe në gusht të vitit 2014, u përfol se do të mbyllej. Propozimi është bërë nga ministrja e Arsimit.
s.z
Add new comment