Dorëheqja e shefit të shërbimit sekret të Kosovës, Jahjaga e Mustafa në takim urgjent për të gjetur kandidatin e ri

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bashkë me kryeministrin, Isa Mustafa kanë më pak se tri javë afat për ta gjetur njeriun i cili do ta udhëheq shërbimin e inteligjent të shtetit. Kjo urgjencë ka ardhur si rrjedhojë e dorëheqjes së Bashkim Smakajt nga posti i drejtorit të AKI-së. Gazeta “Tribuna” shkruan se me Ligjin për AKI-në, është e përcaktuar që: “Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”. Nisur nga fakti që Smakaj ka dhënë dorëheqje me 16 janar, dy liderëve të shtetit u mbetet që më së largu me 5 shkurt ta kenë emëruar shefin e ri të AKI-së. Deri në atë kohë, AKI-në do e drejtoi zv/drejtori Muharrem Ajeti.
l.v
Add new comment