Pas “solidaritetit”, pason cinizmi. Franca kërkon varrosjen në Algjeri të vëllezërve Kouachi. Kërkesa refuzohet: “Nuk kanë shtetësi algjeriane dhe nuk kanë shkelur në Algjeri”

Postuar në 17 Janar, 2015 06:11

Autoritetet franceze i kanë kërkuar Algjerisë që të varrosë dy vëllezërit Kouachi, Cherif dhe Said, në territorin e saj. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke e lajmeve, “Anadolu”, e cila i referohet një gazete algjeriane që përcjell tratativat mes Francës dhe Algjerisë. Kërkesa është refuzuar dhe ministri i Jashtëm algjerian, Ramtane Lamamra ka deklaruar se “vëllezërit Kouachi nuk kanë shkelur kurrë në Algjeri”. Kësaj i do shtuar edhe fakti se dy vëllezërit e dyshuar për kryerjen e vrasjeve në redaksinë e “Charlie Hebdo”, nuk kanë shetësi algjeriane. Ndaj edhe kërkesa e Francës, nëse konfirmohet zyrtarisht si i vërtetë, mund të gjejë shpjegim vetëm te cinizmi, ndonëse arsye jepet siguria. Dhe të mendosh që presidenti francez Francois Hollande do të deklaronte dy ditë më parë se: “Myslimanët janë viktimat e para të fanatizmit”.
http://www.aa.com.tr/en/u/451658--algeria-rejects-kouachi-br...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.