Ministria e Mbrojtjes së Lituanisë u shpërndan qytetarëve manualin me titull “Si të sillemi në situatë lufte”. Ministri: “Këshillat, më urgjente se kurrë”

Postuar në 18 Janar, 2015 08:06

Ministria e Mbrojtjes së Lituanisë ka publikuar një manual në të cilin qytetarëve u jepen këshilla se si duhet të reagojnë në rast lufte. Ky veprim vlerësohet se reflekton nervozizmin që ekziston pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe pas shtimit të rasteve të dhunimit të hapësirës ajrore në rajonin e Balltikut.

Agjencia e Lajmeve “Ansa” raporton se libri me 98 faqe me titullin “Si të sillemi në situata ekstreme ose në luftë”, do të shpërndahet javën e ardhshme në Lituani. Vendi është anëtar i NATO-s dhe ka qenë në dominimin e Moskës nga 1940 deri në 1991. Në radion shtetërore, ministri lituanez i Mbrojtjes ka thënë se këshillat janë “me urgjente se kurrë”. Teksti është përgatitur nga ekspertë ushtarakë dhe një kopje e tij është tashmë e disponueshme në faqen zyrtare në internet të ministrisë.

http://www.ansa.it/nuova_europa/it/notizie/rubriche/politica/2015/01/17/la-lituania-avvisa-i-cittadini-calma-in-caso-di-invasione_818f72fb-0e4c-4e80-b050-a9957dd515d1.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.