Kthimi Trepçes në pronësi të qeverisë, ambasadorja Jacobson e quan realizimin e vendimit të qeverisë të vështirë

Postuar në 18 Janar, 2015 09:49

Serbia ka rimarrë së fundmi zakonin e vjetër “të ngritjes së zërit” kundrejt Kosovës. Dhe si shkak ka shërbyer vendimi i qeverisë së Kosovës për të kthyer kompleksin e Trepçës në pronë të saj. Disa ministra serbë kanë mbërritur në Kosovë për të thënë se Trepça është pronë serbe, duke vënë në pikëpyetje dialogun e nisur. Për këtë çështje është shprehur edhe ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Ann Jacobson, e cila e ka quajtur procesin të vështirë, por jo të pamundur. “Qeveria është duke punuar në parandalimin e likuidimit të ‘Trepçë’-s duke u bazuar në vendimin e gjykatës, interesin e komunitetit dhe në realitetet buxhetore. Punë e vështirë”, ka shkruar Jacobson në profilin e saj në “Twitter”.
http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatI...
s.z

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

<p>lajm i fuqishëm!</p><p>po të mos jesh i përfshirë në këtë problem,direkt,zorr se mund të kuptosh një fjalë!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.