Oxfam: 1 përqind e më të pasurve në botë, kanë më shumë pasuri se 99 përqindshi tjetër së bashku

Postuar në 19 Janar, 2015 04:25

Hendeku social i botës po kap përmasa të panjohura më parë. Kështu, shumë shpejt 1 përqind e njerëzve më të pasur në botë do arrijnë të grumbullojnë pasuri më shumë se 99 përqind e pjesës tjetër.

Kështu thuhet në një studim të grupit bamirës Oxfam. Sipas BBC, në studim thuhet se pasuria që është në pronësi të 1 përqind të njerëzve në botë u rrit nga 44 përqind në vitin 2009 në 48 përqind vitin e shkuar.

Tendenca aktuale është që në vitin 2016, 1 përqind e njerëzve më të pasur në botë do kenë në pronësi mbi 50 përqind të pasurisë së gjithë botës. Një kërkim i tillë përkon me nisjen e Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Në këtë takim të liderëve kryesorë të politikës dhe biznesit në botë, do jetë e pranishme edhe drejtoresha e Oxfam, Uini Byanyima, e cila do bashkëdrejtojë aktivitetin.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.