Solidariteti që po shikohet si hipokrizi. Chomsky: “Është terrorizmi i tyre kundrejt terrorizmit tonë"

Postuar në 19 Janar, 2015 15:58

Noam Chomsky ka publikuar sot një opinion mbi reagimin me dy standarde që Perëndimi aplikoi edhe në rastin e sulmeve të fundit në Paris. Duke i cilësuar qysh në fillim si sulme të egra terroriste, Chomsky shtyhet më tej në kohë, duke renditur disa raste, me të njëjtat pasoja në viktima njerëzore, por që nuk kanë marrë këtë solidarizim nga shoqeritë perëndimore; as janë denoncuar si momente që bien ndesh me ato vlera që trumbetohen se sot janë vënë në rrezik. Një rast është sulmi mbi radio televizionin serb më 1999 ku mbetën të vdekur 16 gazetarë. “Nuk pati demonstrata, thirrje nga zemërimi apo kore “Ne jemi RTV”, asnjë hulumtim që do të kërkonte rrënjët e sulmit në kulturën dhe historinë kristiane”, shkruan Chomsky, duke na kujtuar se kauzat universale do të duhet të krijonin solidaritet përtej emocioneve lokale dhe kalimtare. Ndoshta këtu do shënuar se asnjë prej gazetarëve apo mediave serbe nuk raportonte krimet në Kosovë. I vetmi që iu kundërvu Millosheviçit, Slavko Ćuruvija, u vra dhe për vrasjen e tij pati shumë reagime. Chomsky sjell edhe raste të tjera si qetësia që pasoi sulmet e radikalit Breivik në Norvegji, apo sulmet me drone të realizuar nga ushtria amerikane. Sulmi në spitalin e Fallujah më 2004 në Irak, cilësohet prej tij si një krim i vërtetë ndaj civilëve. Në pyetje këtu merret vetë sinqeriteti dhe besimi që shoqëria perëndimore dhe elitat e saj kanë te vlerat që shpallin. Franca p.sh është një shembull në të cilin intelektuali amerikan gjen një rast agresioni të vërtetë ndaj lirisë së shprehjes. “Mund të pyesim sesi Franca e zbaton lirinë e shprehjes dhe parimin e shenjtë të “vëllazërisë, lirisë, solidaritetit”. P.sh përmes ligjit Gayssot, i njihet praktikisht shtetit e drejta qe të përcaktojë të Vërtetën Historike dhe të dënojë deviacionistët nga ediktet që burojnë prej tij...”, nënvizon Chomsky për ta përmbyllur me konkuzionin se po përballet “terrorizmi i tyre me tonin”.
http://edition.cnn.com/2015/01/19/opinion/charlie-hebdo-noam...
s.z

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

<p>Problemi me Noam Chomsky-n eshte se&nbsp; ka lene mendja. Seniliteti nuk kursen as mendjen me te medha te njerezimit - eshte semundje pleqerie dhe jo ndonje turp.</p><p>Perpara se te fillojme tja marrim shume seriozisht keto gjera, duhet te kujtojme diferencen midis nje sulmi te qellimshem per te shkaktuar sa me shume viktima dhe aksidenteve ku mbeten te vrare njerez te pafajshem. Sulmi mbi Charlie Hebdo u be me qellim te shkaktonte viktima. Ndersa nese Perendimoret do te donin te shkaktonin sa me shume viktima ne Serbi dhe Faluja, nuk ka dyshim e ata mjetet e duhura i kishin per te bere nje kasaphane te vertete.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.