Dekorimi i Vito Kapos? Kodheli thotë se çështja është shumë e thjeshtë: “Lista e veteranëve të kategorisë ‘A’ u konvertua në medalje”

Mininistrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka sqaruar dje në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se përse është dekoruar Vito Kapo. Nëse pranojmë atë që thotë ministrja, duket se për dekoratat është vepruar me sy mbyllur: “Me vendimin e Këshillit të Ministrave, u sanksionua që të dekoroheshin të gjithë veteranët e kategorisë ‘A’. U mor lista nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe aty janë veteranët e kategorisë ‘A’ që kanë pension të posaçëm. Kjo listë u konvertua në medalje. Kaq e thjeshtë”, tha Kodheli(http://www.gazetatema.net/web/2015/01/20/kodheli-ja-pse-e-de...). Me sa duket znj. Kapo paska përfituar nga Sigurimet Shoqërore dhe jo sepse qeveria ka ndonjë vëmendje të posaçme ndaj veteranëve.
s.z
Comments
Dhe kuptohet se Mimi listen e
<p>Dhe kuptohet se Mimi listen e gjeti gati ne Ministri.Ate e kish len Saliu nepermjet ministrave te tij mepare.Ai si gjithmon nuk ja ben zemra te hedhi posht KLANIN KAPO!</p>
Keta na bejne edhe per
<p>Keta na bejne edhe per budallenj mor te keqen Plaku.</p>
Add new comment