KQZ pa tre anëtarë, Partia Socialiste “përflet” emrat e Bibës dhe Gjonçajt, LSI tregohet e rezervuar

Postuar në 20 Janar, 2015 07:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të cilit i mungojnë tre anëtarë, pritet të plotësohet së shpejti. Sipas propozimeve që duhet të bëjnë partitë, i bie që të propozohen dy nga PS-ja dhe një nga LSI. Gazeta Shqip njofton se brenda mazhorancës kanë dalë dhe emrat e parë që përfliten se mund të kandidohen, kun ë fakt LSI tregohet e rezervuar. Por zëra brenda Partisë Socialiste flasin për emra konkretë. Opsionet që përfliten brenda së majtës janë ai i Denar Bibës, ish-anëtar dhe ish-nënkryetar i KQZ, si dhe emri i përfaqësuesit ligjor të PS-së në KQZ dhe ekspertit të çështjeve zgjedhore Genci Gjonçaj. Biba, pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e ish-anëtarit të propozuar nga LSI-ja në KQZ, Ilirjan Muhos, së bashku me anëtaren tjetër të propozuar nga PS, dhanë dorëheqjen nga postet e tyre në KQZ. Të njëjtën rrugë veprimi ndoqi edhe anëtari i propozuar nga PBDNJ, Jani Jani, parti e cila sipas formulës së PS-së për mosndryshim të raporteve në KQZ, i hiqet e drejta për të propozuar anëtarë, sepse I kalon LSi-së. Ndërkohë që Biba nuk e ka mohuar faktin e rikthimit në KQZ, ndërsa Gjonçaj e lë evazive një gjë të tillë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.