Zotkaj i Poliçanit, fillesa e sherrit, një debat në fb i të bijës me një 18 vjeçar?!

A ka qenë shkaku fillestar i përplasjes deri në dhunë të fizike të kryebashkiakut të Poliçanit, një debat në facebook mes të bijës dhe një 18 vjeçari? Sipas burimeve të “A1 Report” pranë Policisë së Poliçanit, fillesat kanë qenë pikërisht kështu. Tashmë Adriatik Zotkaj procedohet në gjendje të lirë, një ditë pas denoncimit të tij në polici nga një mjek i qendrës shëndetësore të kësaj bashkie.
Mjeku Dritan Hoxha pretendoi se Zotkaj ka ushtruar dhunë ndaj tij për shkak të bindjeve politike. Policia e Beratit bën me dije se ndaj kryebashkiakut ka nisur procedimi penal pasi ka goditur me grushte tre persona, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas deklaratës së policisë, veç mjekut, Zotkaj ka gotiku me grushte edhe një 52-vjeçar me inicialet E.D. dhe një 18-vjeçar me inicialet R.D, për të cilët Zotkaj u shpreh dje se janë me precedentë penalë dhe e kanë penguar të ushtrojë detyrën.
a.k
Add new comment