Komuniteti Mysliman ngre Grup Pune për njohjen me aktivitetin e xhamive dhe myftinive në rrethe

Postuar në 21 Janar, 2015 09:52

Jeta fetare në xhamitë e rretheve dhe aktiviteti i myftynive ka çuar një grup pune të Komunitetit Mysliman në Fier, Tepelenë e Gjirokastër për t’u njohur me problemet dhe sfidat me të cilat përballen këto myftini.

Ky aktivitet është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të Komunitetit Musliman ku thuhet se drejtuesit e KMSH-së u njohën me aktivitetin e myftinive, gjendjen e xhamive dhe jetës fetare në to, bashkëpunimin me imamët dhe institucionet e rrethit si dhe përpjekjet për ndërtimin e xhamive të reja.

 Po sipas njoftimit zyrtar  Drejtori i Burimeve Njerëzore, Dorian Demetja, theksoi se problemet dhe sfidat me të cilat përballen këto myftini janë të pranishme në çdo zonë të vendit, megjithatë, ato mund të tejkalohen dhe marrin zgjidhje vetëm nëse ekziston dëshira dhe vullneti i mirë.

Nënkryetari Bujar Spahiu, pasi vlerësoi punën e mirë të myftinjve, kërkoi prej tyre një angazhim më të madh në vazhdim në drejtim të përhapjes së Fjalës së Zotit dhe veçanërisht të rritjes së imazhit të Fesë Islame.

 

http://www.kmsh.al/al/2015/01/vizita-pune-ne-fier-tepelene-e-gjirokaster/

 

l.m

Comments

Submitted by Anonimuz (not verified) on

<p>PO i beni spiuner hoxhallaret sikur ne kohen e partise, qe te spiunojne njeri tjetrin tani e tutje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.