A luan rol frika e kryeministrit, në mosdhënien e drejtësisë për 21 janarin? Ish-presidenti Bamir Topi mendon që “po”

Postuar në 21 Janar, 2015 12:42

Bamir Topi është prononcuar sot nga Elbasani për 21 janarin. Sipas ish-presidentit të vendit, drejtësia nuk është bërëpër ngjarjet e para 4 viteve dhe arsye për këtë është politika. Topi i ka njohur ish-kryeministrit pozicionin e forcës në këtë kontekst, duke theksuar dobësinë e kryeministrit. “Le t’i japin Sali Berishës sot, pas 4 vitesh një medalje, medaljen e trimërisë, sepse më 21 janar ai realizoi 2 gjëra: Nga dritaret e kryeministrisë u vranë njerëz të pafajshëm, nga zyrat e kryeministrisë u akuzuan rëndë institucionet e shtetit. Meqë në 4 vite nuk ka ndodhur asgjë, mazhoranca ka frikë që të merret me këtë punë. Zoti kryeministër, që është në fuqi le t’i presi familjarët, por është shumë i dobët para kundërshtarit të tij politik”, tha Topi. Mazhoranca ndërkohë fajëson prokurorinë dhe drejtësinë për këtë çështje, por po të njëjtat akuza bënte dikur edhe Berisha. A mund të jetë frika e kryeministrit aktual shpjegimi se pse nuk bëhet drejtësi për 21 janarin? Ish-presidenti mendon që po dhe ndoshta nuk ka pse të përjashtohet se edhe frika luan rol në krijimin e kësaj situate.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.