"Kundërthëniet" e Europës - Valë në rritje kundër emigrantëve. Alarm për ikjen e hebrejve. Zv.Presidenti i KE: “Problem i rëndësishëm sa euro”

Prej muajsh të tërë flitet se shqiptarët që kërkojnë azil në vendet e BE-së do të kthehen të gjithë. Edhe pse autoritetet e vendeve pritëse e dinë shumë mirë se të gjithë azilkërkuesit shqiptarë janë në fakt emigrantë ekonomikë. Megjithëse raportet apo studimet flasin se vende të BE-së kanë nevojë për krahë pune, edhe sepse duhet të mbulojnë defiçitet në skemat e sigurimeve shpqërore, sërish ka një valë në rritje kundër emingrantëve. Nuk ndodh kështu me komunitetin hebraik në Europë, i cili natyrisht që nuk është në të njëjtat kushte me komunitetet e tjeta, që janë më të reja, më të varfra dhe larg kontributit që hebrejtë kanë në identitetin e Europës së sotme. Kështu zv. Presidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans, ka deklaruar se Europa rrezikon një eksod masiv të hebrejve, “shumica e të cilëve nuk shohin të ardhme në Europë”. Ironia është se prirja e hebrejve për të ikur lidhet me probleme të sigurisë, shtuar së fundmi edhe me sulmet në Paris. Për Timmermans ikja e tyre është po aq problem sa vetë euro. “...nëse kjo vlerë fondamentale në shoqërinë europiane, që është ajo se ka vend për çdokënd, pavarëisht besimit, origjinës, zgjedhjeve që bën, sfidohet, atëherë ne duhet t’i përgjigjemi me një politikë që ofron shpresë dhe të ardhme për të gjithë”, tha ai.
http://www.bbc.com/news/world-europe-30924276
s.z
Add new comment