Jep dorëheqjen udhëheqësi i Pegida për foton e Hitlerit. Justifikohet Bachmann: “Ishte shaka”

“Ansa” raporton se një shaka me mustaqet dhe flokët e Hitlerit i ka kushtuar postin, lideri të Lëvizjes Anti-Islamike Gjermane të Pegida-s. 41-vjeçari Lutz Bachmann, i dënuar më parë për vjedhje, ka dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij pas publikimit të një fotoje qesharake të tij, sikurse Adolf Hitleri, dhe pas raporteve se ai i ka ofenduar refugjatët, duke iu thënë se janë njerëz me gjykim të dobët dhe se janë kafshë. Bachmann ka thënë për agjencinë gjermane të lajmeve “Bild” se foto me mustaqet e Hitlerit ishte vetëm një “shaka”. Bashkëthemeluesja e Pegida, Kathrin Oertel, ka thënë se dorëheqja e Lutz Bachmann, nuk ka të bëjë me fotografinë e tij, por për shkak të komenteve të tij mbi refugjatët. Prokurorët e shtetit në Dresden kanë bërë me dije se kanë filluar procedurat hetimore ndaj Lutz Bachmann se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes.
Megjithatë, kjo shaka ka shkaktuar zemërim dhe inatosje kundër lëvizjes, e cila tashmë ëështë shtrirë në mbarë vendin. Çdo të hënë dhjetëra-mijëra njerëz zbresin në rrugë për të protestuar kundër Pegida, dhe në favor të tolerancës.
l.v
Add new comment