Debati global për çmimin e naftës. Vendet e OPEK nuk tërhiqen nga vendimi për rritjen e prodhimit pavarësisht kostos së ulët.

Postuar në 22 Janar, 2015 04:17

Në Davos ku po mbahet forumi i përvitshëm ekonomik temë qëndrore e diskutimeve ishte rënia e ndjeshme e çmimit të naftës dhe vendimi i OPEK për të mbajtur në nivele të larta prodhimin e saj.

Kompani të mëdha energjetike paralajmëruan se mungesa e investimeve në vendburimet e naftës për shkak të çmimeve të ulëta mund të çojë në një rritje dramatike të çmimit në një të ardhme të afërt.

Klaudio Deskalxi, përfaqësues i kompanisë italiane të energjisë Eni Spa tha se nëse OPEK nuk do të stabilizojë çmimin e naftës, në të ardhmen vlera e arit të zi në treg mund të arrijë në 200 dollarë për fuçi.

“Na duhet stabilitet. OPEK është si një bankë qëndrore që duhet të stabilizojë çmimin e naftës, në mënyrë që investimet të vijojnë normalisht. Sipas tij çmimi i naftës edhe për 12-18 muajt e ardhshëm do të vijojë të jetë në nivele të ulëta”

Por sekretari i Përgjithshëm i OPEK Abdullah Al Badri tha se nëse do të ishte marrë një vendim për reduktimin e prodhimit të naftës që prej muajit nëntor, me këtë ritëm do të vijohej edhe sot, ndërkohë që vendet jashtë OPEK-ut do të mbanin në kuota të larta prodhimin.

“Të gjithë na kërkojnë të ulim prodhimin e naftës. Unë dua t’ju pyes, prodhojmë me kosto të ulët apo kosto të lartë? Le të nxjerrim fillimisht naftën që ka kosto të ulët dhe më pas të merremi me prodhimin që kërkon një kosto më të lartë”,- u shpreh Al Badri.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.