Serbia synon të anëtarësohet në BE në 2019. Vuçiç: Nuk jemi kukull e askujt, për momentin nuk e pranojmë pavarësinë e Kosovës

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka bërë publike ambicjen e Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian brenda vitit 2019. Tabloidi zviceran “Blick” citon kreun e qeverisë serbe të ketë deklaruar në forumin e Davosit se Serbia është e mundur që të ketë marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe të jetë një anëtare e BE-së në të njëjtën kohë, dhe BE-ja e di mirë se ajo mund të përfitojnë prej saj. Sipas tij Sebia nuk është e Rusisë dhe kukull e askujt.
Kryeministri serb foli edhe për Kosovën, duke u shprehur optimist se pavarësisht se kanë dëshira të ndryshme shqiptarët dhe serbët mund të jetojnë bashkë.
"Ka shumë çështje që mund të zgjidhen. Shqiptarët e Kosovës duan pavarësinë, por Serbia dëshiron diçka tjetër. Megjithatë, atmosfera është shumë më mirë tani . Serbia nuk mund të pranojë një Kosovë të pavarur në këtë moment, por serbët dhe shqiptarët mund të jetojnë, jo vetëm pranë njëri-tjetrit, por së bashku”
I pyetur se çfarë mund të ofrojë Serbia, nisur nga fakti se ajo ka marrë kryesimin e OSBE-së, Vuçiç u përgjigj se ajo mund të ndihmojë perëndimin, por duke mbajtur një pozicion neutral.
Duke komentuar situatën në Ukrainë, Vuçiç tha se konflikti ishte i keq për Rusinë, Ukrainën dhe për gjithë Europën, por shtoi se Serbia ishte një vend i vogël, dhe se Evropa duhet të bëjë më shumë për paqen.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2015&mm=01&dd=22&nav_id=92947
l.m
Add new comment