Armand Shkullaku vendos t’i thotë disa të vërteta ambasadorit të ri amerikan. P.sh: “Vendi i shqiponjave, ka kohë që është kthyer në vendin e lepujve”

Postuar në 22 Janar, 2015 09:25

Armand Shkullaku shkruan në opinionin e tij të sotëm, publikuar në gazetën “Mapo” për mbërritjen në Tiranë të ambasadorit të ri amerikan, Donald Lu. Shkullaku thekson se Lu do ta ketë jo të lehtë në Shqipëri dhe ndoshta heshtja që pasoi prezantimim e hareshëm flet se edhe ai ka kuptuar mirë se ku i ka rënë të punojë. Lu deklaroi se ka prioritet sfidën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po pikërisht këtu, Shkullaku mendon se qëndron pika më e vështirë, pasi vështirë se ambasadori amerikan do të gjejë bashkëpunëtorë. “Ambasadorit Lu, në fakt i duhen thënë që në fillim disa të vërteta. Vendi i shqiponjave, siç na përkufizon ai në mesazhin e tij përshëndetës, ka kohë që është kthyer në vendin e lepujve. Shqipëria ka probleme serioze me krimin dhe korrupsionin edhe për faktin se këtu askush nuk flet, ose nga frika ose nga pagesa e frikës. Mediat prej kohësh shmangin të përmendin emra të botës së krimit apo të zyrtarëve të lartë që dyshohen të përfshirë në vepra kriminale. Investigimet gazetareske po zhduken si gjini, kriminelët po quhen biznesmenë, ndërsa politikanët e korruptuar riciklojnë njëri- tjetrin”, shkruan Shkullaku.
http://www.mapo.al/2015/01/cfare-mund-te-ndryshoje-ambasador...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.