Ish-kryeministri maqedonas Gjeorgjevski, flet për rrezikun e serbizimit në Maqedoni. “Po të bëheshin zgjedhje, 80% do votonin pro bashkimit me Serbinë

Postuar në 23 Janar, 2015 08:36

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Lubço Gjeorgjevski ka shprehur shqetësime për rreziqet që i kanosen identitetit maqedona. Sipas tij, ndonëse politika ushqen idenë e rrezikut identitar nga grekët dhe bullgarët, ndikimi më i madh në fakt po vjen nga serbizimi. “Ju keni një situate paradoksale, partia e cila po e bind qytetarin maqedonas se po ia mbron identitetin nga Grekët dhe Bullgarët, nga ana tjetër po bën serbizimin e Republikës së Maqedonisë. Unë vlerësoj se në këtë moment, kemi një serbizim të popullit maqedonas dhe unë vlerësoj se pak mungon që në referendum 80 përqind të votojmë për bashkimin me Serbinë”, theksoi Lubço Gjeorgjievski për “Radio Evropa e Lirë”. Një akuzë kjo edhe për politikat nacionaliste, deri diku megallomane të Nikolla Gruevskit që ka bërë përpjekje për ngulitjen e idesë demagogjike të një identiteti maqedonas. Sheshi qendror i Shkupit është ilustrimimi i këtij paradoksi.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1512313265354
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.