Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaron se çmimi i naftës është ulur me 20%. Sipas tij, çmimi është më i ulët se mesatarja në rajon

Postuar në 23 Janar, 2015 08:58

Ka një debat që zhvillohet prej disa ditësh për çmimin e naftës. Shqetësimi kryesor është se ky çmim nuk pasqyron uljen që ndodh në bursat ndërkombëtare dhe një pretendim që vjen nga tregtuesit është se arsye për këtë janë taksat e larta. Mirëpo ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka shprehur në një intervistë për “Top-Channel” se në fakt çmimet e naftës janë ulur. Proporcionalisht me uljen në bursë. “Çmimi në tregun shqiptar është ulur me 20 për qind dhe pjesa e kompanive ka ndjekur në mënyrë të drejtpërdrejtë rënien e tregut ndërkombëtar. Gjë që do të thotë se goditja e qeverisë ndaj monopoleve ka funksionuar dhe tregu nuk është më monopol. Qytetarët shqiptarë po përfitojnë nga kjo ulje e çmimit të naftës plot 15 milionë dollarë në muaj lehtësim”, tha Ahmetaj. Madje sipas tij çmimi në Shqipëri është më poshtë edhe se mesatarja e rajonit. Prononcimi i tij vjen tri ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës, e cila ka bërë thirrje që ditën e hënë, në orën 11:00, makinat të fiken për 5 minuta.
s.z

Comments

Submitted by Ben Tirana (not verified) on

<p>Atehere ti nuk &nbsp;njeh as aritmetiken.</p><p>Brockullist partiak.</p><p>Eshte me e ndershme udha e taksave.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.