Doganat, prezantohet Sistemi Antikorrupsion. Spiropali: Bllokuam 15 kompani të prodhimit e përpunimit të naftës pasi nuk kanë matësa

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëri sot në prezantimin e “Reformës në Administratë dhe Sistemin Antikorrupsion”, duke përfshirë Kodin e Ri të Etikës, Uniformën e Re dhe Testin e Integritetit. Gjatë këtij aktiviteti u tha se 15 kompani të prodhimit dhe të përpunimit të naftës në Shqipëri, janë bllokuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, pasi nuk janë të pajisur me matësa për të kontrolluar sasinë dhe cilësinë e naftës bruto që hidhet në treg. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali deklaroi të premten se duke qenë se 15 prodhuesit dhe përpunuesit nuk kishin vendosur matësat brenda datës 31 dhjetor u krye bllokimi, duke pezulluar plotësisht aktivitetin e tyre ekonomik. Spiropali, tha se kjo masë ul hapësirat e evazionit fiskal në këtë sektor ndërsa shtoi se ky detyrim ligjor nuk është zbatuar me vite, duke krijuar një mangësi të dukshme në kontrollin e sasisë së naftës së prodhuar dhe stokuar në vend.
l.v
Add new comment