Ristani në “News24”: Ai që kërcënoi kryeministrin Rama u arrestua, kërcënuesi i kreut të opozitës u fut nën sqetullën e ministrit

Postuar në 23 Janar, 2015 11:17

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i ftuar në studion e “News24”, në rubrikën “Opinion” me gazetarët Edvin Parruca dhe Ola Bruko ka akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri dhe ka ftuar qytetarët t'i bashkohen protestës së opozitës për çmimin e naftës, duke fikur makinat për 5 minuta ditën e hënë në orën 11:00. Duke folur edhe për probleme të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe rendin, Ristani akuzoi qeverinë dhe ministrin e brendshëm për dy standarde përballë krimit. Ai tha se personi që kërcënoi kryeministrin Rama u arrestua, ndërsa personi që kërcënoi kreun e opozitës u fsheh nën sqetullën e ministrit. Arben Ristani tha se policia ka në krye njerëz të inkriminuar dhe se ajo është kthyer në inspektorat ndërtimi apo energjie. Lidhur me pjesëmarrjen e opozitës në kryerjen e reformave, Ristani tha se mungesa e saj ka qenë e diktuar nga kushtet diskriminuese. 

 

l.v

 

http://www.balkanweb.com/site/ristani-te-henen-ne-1100-fikni-makinat-kercenuesi-i-kreut-te-opozites-u-fut-nen-sqetullen-e-ministrit/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.