Pas Abdullahut, Elisabeta II më jetëgjata. 88-vjeçarja mbretëreshë e Anglisë po përgatitet të thyejë rekordin e qëndrimit në fron

Pas ndarjes nga jeta të mbretit saudit Abdullah, në moshën 90-vjeçare, 88-vjeçarja Elisabeta II është mbretëresha më jetëgjatë në botë. Është një nga tetë mbretërit tetëdhjetëvjeçarë mbi fron, përfshirë Mbretin e Tajlandës dhe Perandorin e Japonisë. Elisabeta është duke u përgatitur që në 2015 të thyejë një tjetër rekord. Në 9 shtatorin që do të vijë, ajo pritet të kapërcejë qëndrimin në fronin britanik, i cili në 63 vite e 216 ditë është mbajtur nga Mbretëresha Viktoria. Por assesi nuk do të jetë e lehtë të kapërcejë parësinë e monarkut që ka mbretëruar më gjatë në histori, atë të Sobhuza II i Swaziland, i cili ka mbajtur kurorën për 82 vjet, nga viti 1899 deri 1982.
l.v
Add new comment