Tre versione për refuzimin e Komitetit të Ekonomisë në OSBE. Një version edhe inati i ministrit me ambasadorin Spiro Koçi!

Para disa ditësh u bë i njohur lajmi se Shqipëria kishte refuzuar drejtimin e Komitetit për Çështjet Ekonomike, Sociale dhe Ambientale në OSBE. Në Komisionin Parlamentar me Jashtë u debatua madje për faktin se ministri i Jashtëm nuk është konsultuar për këtë gjë, duke humbur një mundësi për Shqipërinë. Ministria e Jashtme ka sqaruar përmes një deklarate se refuzimi për të drejtuar këtë komitet ka ardhur sepse Shqipëria ka kërkuar një nga dy komitetet e tjera, pra ose atë të sigurisë, pse atë për të drejtat e njeriut. Deputeti i PD-së Also Bumçi ka deklaruar për këtë çështje se diskutimet mes palës shqiptare dhe partnerëve të saj në OSBE, si SHBA ose Gjermania, që janë edhe propozuesit, kanë nxjerrë në pah pretendimin ekonomik. Pra se Ministria e Jashtme nuk ka burime ekonomike dhe njerëzore. Bumçi shtyhet më tej, kur deklaron se amerikanët ose gjermanët janë shprehur të gatshëm për të plotësuar këto nevoja, e sërish pala shqiptare ka refuzuar. Gazeta “Panorama” sjell ndërkohë edhe një version tjetër. Sipas saj, ndonëse kërkesa i është përcjellë ministrisë nga ambasadori ynë në OSBE, Spiro Koçi, përgjigja është zvarritur nga ministri i Jashtëm. Arsyeja? “Për shkak të konflikteve me ambasadorin Spiro Koçi, ministri ka refuzuar drejtimin e komitetit”, shkruan “Panorama” që referon burime të vetat nga Ministria e Jashtme. Kjo pasi Spiro Koçi do të mbante detyrën e kryetarit të komitetit. Deri më tani Ministria e Jashtme nuk e ka përgënjeshtruar këtë version të gazetës, i cili krahas versionit të PD-së, edhe ky i papërgënjeshtruar, apo vërejtjet e kryetares së Komisionit me Jashtë, Arta Dade, japin një ide sesi vendoset për disa gjëra.
http://www.panorama.com.al/2015/01/23/dade-e-bumci-bashke-ku...
s.z
Add new comment