Gianni Buquicchio i Komisionit të Venecias në Tiranë. Takimet do përqendrohen mbi mbështetjen që do japi ky Komision për realizimin e Reformës në Drejtësi

Të martën e 27 janarit pritet të vijë në Tiranë, Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio. Ai do të zhvillojë takime me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço dhe kryetarin e Komisionit të posaçëm, Fatmir Xhafaj. Gjatë takimeve që do të zhvillojë më zyrtarët e lartë, presidenti i Komisionit të Venecias do të vendosë se në çfarë mënyrë do të mbështesë ky Komision realizimin e reformës së shumëdebatuar në Drejtësi. Presidenti i Komisionit të Venecias pritet të takohet dhe me zyrtarët e lartë të shtetit, si Presidentin Bujar Nishani, kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Sipas “Panoramës” Fatmir Xhafaj konfirmoi prezencën e Gianni Buquicchios në Tiranë. Ndërkohë që ministri Nasip Naço tha se ka kërkuar që Komisioni i Venecias të asistojë me ekspertët e saj të gjithë reformën. Gianni Buquicchuio është ftuar ditën e martë të jetë i pranishëm në panelin e Institutit për Studime Diplomatike, ku do të flasë rreth “dinamizmit të legjislacionit shqiptar drejt standardeve europiane”.
l.v
Add new comment