Eksperti për sigurinë Ramadan Qehaja: Protestat të panevojshme, shërbimi sekret serb po punon për destabilizimin e Kosovës

Postuar në 24 Janar, 2015 06:53

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka deklaruar se protestat e paralajmëruara, mund të paraqesin rrezik për destabilizim të situatës së sigurisë në Kosovë. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Qehaja ka vlerësuar se janë të panevojshme protestat. Ai ka thënë se destabilizimi i situatës së sigurisë do të ishte fatale për Kosovën. “Politikanët tanë dhe të gjithë ata që kërkojnë demonstrime dhe protesta duhet së pari të mendojnë për sigurinë e Kosovës. Nuk është mirë të fillojë të bëhet një destabilizimi i vendit, kur kjo qeveri është krijuar tani pas pesë muajsh bllokadë. Destabilizimi i situatës në Kosovë do të ishte fatale për vendin tonë në aspektin e sigurisë”, është shprehur Qehaja. Ai ka kërkuar nga opozita mos ta shfrytëzojë këtë protestë për qëllime politike pasi, sipas tij, Kosova ka probleme të natyrave të ndryshme. Ai ka thënë se shërbimet e huaja sekrete, sidomos ai serb, është duke u angazhuar për destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë.

 

l.v

 

http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=4&LID=2&ACatID=3&AID=58019&Ctype=1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.