Testimi i mjekëve, kundër edhe aleatja e PS-së, LSI. Petrit Vasili: “Arnim antiligjor dhe i panevojshëm”

Postuar në 24 Janar, 2015 10:19

Testimi i paralajmëruar i mjekëve dhe infermierëve ëshyë kundërshtuar sot edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili, gjatë një takimi me mjekë, e cilësoi testimin “një arnim të panevojshëm”. “Testimi i personelit mjekësor është një arnim i panevojshëm. Paligjshmëria e testimit të personelit mjekësor e rëndon situatën. Testimi i mjekëve është nj ë ide e gabuar në një kohë të gabuar”, tha Vasili. Nuk dihet nëse testimi do të kryhet ose jo, pas kundërshtive që janë bërë publike, por nuk është çudi që ideja e hedhur fillimisht nga ministri i Shëndetësisë, të bojkotohet.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.