Berisha shfryn kundër medieve: Studiot televizive si lavamane dhe tualete të qeveritarëve injorant!

Berisha është treguar i ashpër në qëndrimin e tij të fundit me mediat. Në postimin e tij në “facebook” ai shkruan se Edi Rama ka përdorur të gjitha llojet e kërcënimeve, presioneve, dhe ia ka dale t'i shndërroje mediat elektronike e të shkruara në lavamane dhe tualete të qeverise. Berisha është i mendimit se në këtë mënyrë Rama ka mbyllur me sukses një seri emisionesh kritike ndaj tij. “Me ndonjë përjashtim, u dikton sot lajmin, tituj të përbashkët, politikat editoriale, temat etj etj. Ai, në darkën që shtroi në Pallatin e Brigadave i trajtoi publikisht gazetarët, publicistët e të ftuarit, thjesht si prostitutat e tij politike dhe asgjë më shumë”, shkruan Berisha.
l.v
Comments
MONSTRA! Ne 13 vjet qe ka
<p>MONSTRA! Ne 13 vjet qe ka qeverisur,median e ka burgosur dhe e ka djegur, e ka rrahur e masakruar,u ka vene gjoba dhe ka i nxjerre nga ambientet,i ka plagosur dhe jane arratisur...dhe prap flet,o zot!!</p>
Add new comment