Historike, pas afro një shekulli "dinastia" Papandreu nuk do të jetë më në parlamentin grek

Postuar në 26 Janar, 2015 12:45

Surpizë në zgjedhjet greke të së dielës nuk konsiderohet vetëm fitorja e SYRIZA-s, por edhe rezultati i partisë KYNIMA të themeluar pak javë më parë nga ish-kryeministri Jorgos Papandreu. Kjo pasi për herë të parë pas 92 vitesh dinastia Papandreu nuk do të jetë më e përfaqësuar në parlamentin grek, duke ndërprerë një traditë që ka nisur qysh në vitin 1923.

I pari që u zgjodh deputet nga familja Papandreu ishte gjyshi Jorgos Papndreu që u mandatua si përfaqësues i parlamentit grek në vitin 1923 me Partinë Neoliberale të Eleftherios Venizelos. Si deputet I zonës së Ahaias ai rimandatua deri në vitin 1967.

Jorgos Papndreu ia dorëzoi stafetën djalit të tij Andreas Papandreu, i cili pas juntës ushtarake themeloi PASOK-un, duke u votuar si deputet deri në vitin 1996 kur ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

Në vitin 1985 në politikën aktive u angazhua Jorgos Papandreu, njëri prej djemve të Andrea Papandreut, i cili qëndroi në parlament deri në zgjedhjet e 25 janarit ku dhe dështoi të zgjidhet si deputet. Nga ana tjetër një tjetër “oxhak” me peshë në politikën greke sicc është familja Karamanlis e vijon traditën duke zgjedhur dy përfaqësues në parlament, ish-kryeministrin Kostas Karamanlis dhe një tjetër pasardhës të kësaj familje me të njëjtin emër.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.