Sot Meta uron Cipras për fitoren. Rama dje te Xhunga, “e urova me shkrim. Vizitën e anulloi se filloi kriza”.

Kryeministri Rama sqaroi dje në mbremje te Rudina Xhunga, arsyen e mosardhjes së kreut të Syrizas, Aleksis Cipras në Tiranë, në një vizitë të planifikuar. Sipas Ramës, ishte kriza parlamentare që nisi në mes të dhjetorit ajo që anulloi vizitën. Nga ana tjetër, Rama pohoi se ai e uroi Ciprasin për fitoren, por “me shkrim”. Një hap më tej shkoi sot eksponenti tjetër i së majtës shqiptare, kreu i Kuvendit Ilir Meta, që e uroi Ciprasin për fitoren dhe e falenderoi për qëndrimin ndihmues ndaj emigrantëve tanë. “Ne i vlerësojmë shumë marrëdhëniet me Greqinë”, shkruan Meta. Duket megjithatë, një sforcim i majtëve shqiptarë ky komunikim ndaj “rebelit” të majtë grek.
a.k
Add new comment