Kasano padit Parmën, nuk i jep rrogën prej 7 muajsh. Ekipi i blerë nga Rezart Taçi, në fund të klasifikimit

Antonio Kasano ka ndërprerë kontratën e tij me ekipin e Parmës. Arsyeja, mosmarrja e pagesës prej 7 muajsh. Ekipi i Parmës vuan prej kohësh një krizë ekonomike, që ka të bëjë me mospagesën e taksave, ndërsa së fundmi ekipi emiljan është blerë nga biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Momentalisht renditet në fundin e tabelës.
“I dhashë fund një agonie. Nuk kam probleme me qytetin apo me shokët e ekipit. Thjesht i dhashë fund një talljeje që vazhdonte prej 7 muajsh, kohë gjatë të cilës nuk kemi marrë pagën. Pra nuk e kam problem që po heq dorë nga 4 milion euro rrogë, dhe pas 15 vitesh karrierë nuk dua t’ia di”, është shprehur Kasano gjatë një emisioni televiziv.
a.k
Add new comment