PD hedh një hap pas për Dukën në Durrës. Paloka: "Ende s’është vendosur, edhe pse kam shumë respekt”

A është një hap prapa nga PD, apo një veprim i nxituar i republikanëve për kandidaturën e Durrësit? Demokratët duket se ende nuk kanë një vendimmarrje në lidhje me kandidaturën e Agron Dukës për Bashkinë e Durrësit. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka tha sot, “kam respekt të madh për z. Duka, por nuk ka një vendimmarrje brenda koalicionit për kandidatura të caktuara. Është një propozim i z. Mediu për z. Duka, por vendimmarrje si koalicion ne nuk kemi”.
Janë të largëta ndërkohë, akuzat dhe deklaratat e pafundme të ish kreut të PD-së Berisha për Dukën, asokohe ministri socialist i Bujqësisë.
a.k
Add new comment