Precedenti “Syriza”, Lubonja i ka të gjithë kundër në “Opinion”: “Në Shqipëri, përballë kësaj kaste, mund të kemi edhe skenarin tunizian”

Postuar në 27 Janar, 2015 17:51

Syriza dhe “revolucioni antisistem” në Greqi ishte tema e djeshme në “Opinion” në Tv Klan. Zgjedhjet në Greqi kanë krijuar më shumë sesa kuriozitet. Kjo ngaqë ato nxorën jashtë loje një pjesë të establishmentit të vjetër, sidomos nga e majta tradicionale. Ajo që ka rënë në sy në panelin e ndërtuar nga moderatori Blendi Fevziu, është uniteti mes të djathtëve e të majtëve, sipas konvencioneve zyrtare, në qëndrimin se ajo që ndodhi në Greqi, nuk ka gjasa të ndodhë në Shqipëri. Deputeti socialist Taulant Balla, ish-këshilltarja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Zana Guxholli dhe deputeti Dashamir Shehi, i janë përmbajtur idesë se rruga e Shqipërisë është korrigjimi i vazhdueshëm i gabimeve që janë bërë. Ndryshe mendon Fatos Lubonja, që e pa veten, ndoshta padashur, si i vetmi i majtë aty. Për Lubonjën, kjo klasë që kemi ne nuk ka vullnet të korrigjohet dhe skenari që mund të ndodhë është ai tunizian, të cilin ka pranuar se e shesh si variant ekstrem. Ose ai turk. Korrupsioni është një dukuri që mund të çojë në implozion, ishte ideja e Lubonjës. “Ju vazhdoni historinë e Enver Hoxhës, të një nonmenklature me dy parti që i mban shqiptarët si skllevër”, tha ai. Vota e lirë dhe zgjedhjet, ishte përgjigja; apo fakti se ne ende nuk e kemi ndërtuar si duhet demokracinë, që të shkojmë deri në lëvizje të tilla. Parashikime në debat e sipër sigurisht, por duket se vota greke nuk krijon qetësi.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.