Halim Kosova-Beqajt: U ke bërë presion firmave farmaceutike duke u thënë - “Dua lekë, nuk dua ilaçe”

Postuar në 28 Janar, 2015 14:54

Gjatë seancës dëgjimore me përfaqësues të Urdhërit të Mjekut në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ministri Ilir Beqaj u akuzua nga parardhësi i tij Halim Kosova se u ka bërë presion  kompanive farmaceutike për të përfituar financiarisht prej tyre.  ResPublica po ju sjell të zbardhur një pjesë të shqetësimeve që ngriti ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova edhe për një çështje tjetër që ka të bëjë me  dhënien e shërbimit të mirëmbajtjes së aparaturave në QSUT një firme që është nën hetim për abuzime të mëdha nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“..Më vjen shume keq që ju i keni bërë presion firmave farmaceutike, gjë që do ta vërtetojmë dhe bashkarisht, duke u thënë që nuk dua ilaçe por dua lekë. Unë po e bëj publike, ka organe që mund t’i futen punës, është shumë e lehtë të kontrollosh një firmë farmaceutike, çfarë kontrate ka patur, sa ilaçe ka future në spital, dhe ne do t’i shkojmë deri në fund sepse është shumë e rëndësishme që për hir të xhepit të lësh pacientin pa ilaçe..”

“..Në qoftë se aparaturat e sistemit shëndetësor kanë çaluar, kanë çaluar sepse nuk u është bërë shërbim. Në qoftë se auditi i Ministrisë së Shëndetësisë dorëzon një material shumë të kompletuar për x firmë e cila ishte përgjegjëse për këto aparatura dhe ministria duke e parë problemin shumë serioz ia çon Kontrollit të Lartë të Shtetit kam informacione që me ardhjen tuaj në pushtet po kjo firmë pa u mbaruar gjykimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është kthyer dhe ka marrë atributet e mëparshme..”

 

l.m

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Edhe ky goxha mjek bie ne batakun e akuzave politike, akuza pa u argumentuar, por me kam degjuar etj, etj. Qe ta kete thene kete Beqja del se paskemi jo ministra por ciliminj, gje qe une nuk e besoj se eshte gjendja ne kete fare derexheje. Jane shpifjet qe duan t&#39;i mbushin mendjen miletit se keshtu jane. Funksionon mire &quot;mulliri&quot; i shpifjeve. I ka guret te skalitur dhe bluan e bluan llafe te pafund, sa qe nuk meret vesh ku eshte e verteta ne kete vend.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.