Ministri Beqaj ka një argument për testimin e personelit mjekësor: “Do zbatojmë bazën ligjore”. Dhe një denoncim live në “Opinion”

Postuar në 29 Janar, 2015 16:37

Kush është përpjekur të kuptojë diçka se përse po bëhet testimi i mjekëve, ndoshta nuk ka arritur edhe pasi ka ndjekur ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja në “Opinion”. Ministri ka premtuar se do të zbatojë ligjin, edhe pse ka shtuar se e merr me shumë lehtësi këtë çështje. “Ne i dimë problemet dhe situatën dhe nuk ka pse të këmbëngulim kaq shumë për anën formale”, tha ai duke iu drejtuar Tritan Shehut. Ky i fundit ka nënvizuar se testimi është kundërligjor, pasi në përmbushje të detyrimeve ligjore, do të duhej që personelit mjekësor t’i lihej 6 muaj kohë para testimit. Deklaratën ministri e ka bërë në 29 dhjetor për një testim që zhvillohet në shkurt. Ministri është pyetur edhe nga mjekë që ishin mes spektatorë e të ftuar,për procedurat e testimit, por përgjigja mbetet e paqartë sa kohë është shpjeguar përmes procedurave. Ndonëse mjekja që shtroi pyetjet ka thkesuar se “nuk janë rregulloret ato që krijojnë probleme, por udhëzimet”.
Ndërkohë, një natë më parë në këtë emision, i ftuari Arian Galdini ka bërë një denoncim publik. Një i afërm i tij, i diagnostikuar me tumor, i është nënshtruar, pas kontrolleve në Turqi, kimioterapisë, në për ërje të së cilës ishte edhe një medikament: avastinë. Sipas Galdinit, është dashur ndërhyrja “lart” për të siguruar këtë medikament, të cilin shefja e farmacisë së QSUT-së, N.S, ka bërë çmos të mos e japë ilaçin. Një dukuri kjo, që njihet shumë kirë në fakt, për ata që u ka rënë fatkeqësia të merren me QSUT-në. Denoncimi i Galdinit, mbishton akuzën, kur sipas tij, nga analizat e kryera pas kimioterapisë, të bëra në Turqi, ka rezultuar se në skemën e kimioterapisë nuk ishte përdorur avastina. Një denoncim shumë i rëndë ky, por që edhe nga emisioni u bë thirrje që të verifikohet nëse është i vërtetë ose jo.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.