Vuçiç, për gazetën austriake “Die Presse”: Serbia nuk është armik i Shqipërisë dhe anasjelltas

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, flet për gazetën austriake “Die Presse” në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë dhe çështjen e shumëdebatuar të dronit në stadiumin e Beogradit. Ai thotë se i ka emrat e shqiptarëve që hodhën dronin” Këta njerëz erdhën nga Italia dhe kanë marrë një dhomë pranë stadiumit. Ishte e organizuar dhe e përgatitur shumë mirë. Por ne e kemi zgjidhur këtë çështje. Unë e kam takuar dy herë kryeministrin shqiptar që atëherë dhe kemi nënshkruar marrëveshje të rëndësishme. Thjesht duhet të imagjinoni këtë: Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç shkojnë së bashku në Bruksel dhe kërkojnë mbështetje për projekte të përbashkëta! Kjo do të ndodhë sivjet”, tha ai për “Die Presse”. Vuçiç thotë se në bisedën e tij me kryeministrin shqiptar nuk është folur fare për Kosovën. “Ai e ka bërë këtë për mediat në vendin e tij, dhe unë kam reaguar siç duhet të reagoja. Puna jonë është të zgjidhim së bashku problemet, për hir të së ardhmes të vendeve tona. Serbia nuk është armik i Shqipërisë dhe e anasjelltas” tha Vuçiç. I pyetur nëse mendonte se Shqipëria e Madhe është një kërcënim real për rajonin ai tha: “Unë e kam parë këtë flamur jo vetëm në stadiumin e Beogradit, por edhe në murin e selisë së kryeministrit të Shqipërisë. Është një flamur shumë i përhapur në zonat e banuara nga shqiptarët. Nëse do thotë që nuk jam i shqetësuar, nuk do i merrja gjërat seriozisht. Por racionaliteti dhe arsyeja do të mbizotëroj në dhe askush nuk do ëndërrojë për krijimin e një Shqipërie të Madhe. Kështu Shpresoj unë të paktën”.
l.v
Add new comment