Investitori i madh kinez Jan Jiehe kërkon të hyjë në Greqi, Shqipëri etj, njofton Financial Times

Jan Jiehe është themeluesi i kompanisë më të madhe në sektorin privat në Kinë. Ai është njeriu i shtatë më pasur në vend dhe kompania e tij, China Pacific Construction Group është e 166-ta në listën e Fortune me 500 kompanitë më të mëdha në botë. Siç ka raportuar Financial Times, më pas Bloomberg dhe një seri agjencish greke, Jiehe ka ndërmend që të investojë në Shqipëri dhe në Greqi. “Kam ndërmend që të shkoj shumë shpejt në Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi. Dua të investoj në infrastrukturë atje dhe do blej disa kompani ndërtimi”, ka thënë ai, duke shtuar se ekonomia greke është duke prekur fundin dhe kjo është koha më e mirë për të hyrë atje. “Nuk ka rëndësi për mua nëse Greqia rri ose del nga Eurozona”.
Lexoni edhe: http://www.ft.com/intl/cms/s/0/741197ba-a83a-11e4-be63-00144feab7de.html#axzz3QaBQcDNk
a.k
Add new comment