Greqia, BE: “Marrëveshjet ndryshojnë në unanimitet”. Merkel shmang përballjen me Tsipras, skeptike ndaj planeve të tij për mëkëmbjen e ekonomisë

Kancelaria gjermane Angela Merkel dëshiron të evitojë një përballje të drejtpërdrejtë me kryeministrin grek Alexis Tsipras. Me gjasë kjo është një nga arsyet që mund të çojë në një takim bilateral midis të dyve javën e ardhshme në Këshillin Evropian, atë të datës 12 shkurt, në Bruksel. Lajmin e publikuar në “Ansa” e ka dhënë Bloomberg, zyrtar i qeverisë gjermane. Sipas burimeve, në fjalë, qëllimi i kancelares Merkel është t’i demonstrojë Tsipras të qenit e izoluar në Evropë. Për më tepër, Merkel nuk sheh shumë hapësira për manovrim në Athinë dhe është skeptike rreth planeve të Tsipras që të mund të rrisë të ardhurat duke i prerë rrugën korrupsionit dhe t’u rrisë taksat të pasurve.
l.v
Add new comment