“Shekulli” shkruan për përplasje në qeveri. Nën kritikë, ministri i Financave. “Përfiton se ke mandat”, citon gazeta kryeministrin

Postuar në 02 Shkurt, 2015 15:08

Gazeta “Shekulli” raporton sot se kryeministri ka “vënë në shënjestër” ministrin e Financave, Shkëlqim Cani. “Shekulli” u referohet u referohet burimeve të veta, sipas të cilave, në mbledhjen e fundit të qeverisë, Cani ka qenë tabelë qitjeje e kritikave të kryeministri. Madje, i cili, ka lënë të kuptohet se ka vullnet për ta larguar nga detyra aktuale, përderisa i është drejtuar ministrit me fjalët: “Përfiton nga fakti se ke ende mandat”. Nuk konfirmohet nëse kjo është e vërtetë, por gazeta i referohet edhe faktit se debatet në mbledhje nuk i ka mohuar as sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Arsye për këtë kritikë sillet vonesa në pagesat e disa sektorëve buxhetorë, apo ankesat e shumta të ardhura për shpëndarjen e fondeve për pushtetin vendor. “Në nisje të këtij viti, mësuesit e arsimit parauniversitar kanë pasur mbi 1 javë vonesë në marrjen e pagave të tyre. Kjo situatë ka qenë edhe më e rëndë në janarin e vitit 2014, por përsëritja për të dytën herë brenda një viti e gjysmë qeverisje, nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes së Ramës”, shkruan “Shekulli” që kujton se “Cani është i vetmi ministër që ka mandatin e deputetit”.
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=211455
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.