Arian Galdini deklaron së është kërcënuar: “Do përfundosh si Sokol Olldashi”

Postuar në 04 Shkurt, 2015 06:56

Arian Galdini ka bërë dje denoncimin e dytë publik, atë për shantazhimin ndaj jetës së tij. Si shkak duket se është denoncimi prej tij i rastit të një familjari të vet në QSUT, kallëzim penal për shefen e Farmacisë së kësaj qendre, që sipas Galdinit ka dhënë një medikament kimioterapie krejt tjetër nga ai që sugjerohej në skemë. Galdini ka deklaruar në një takim me qytetarët për të denoncuar rastet e hallakatjeve nëpër dyert e spitaleve, se është kërcënuar me jetë. “Mesazhi i fundit që kam marrë mbrëmë ishte se do të përfundosh si Sokol Olldashi. Por unë po ju them (preket kthehet me shpinë nga njerëzit me lot sy), unë nuk kam makinë, unë eci në këmbë. Jam çdo ditë në këmbë në rrugët e këtij qyteti. Kushdo që mendon se unë do të kem fatin e cilit do që ka ikur nga kjo jetë, ja ku jam dhe kur të dal nga kjo derë do dal në këmbë. Edhe kur të shkoj nesër në punë tek studentët e mi do shkoj prape në këmbë. Kur të shkoj të takoj tim bir do të shkoj prap në këmbë. Ju sfidoj, por nuk ju lejoj ta mbysni këtë zë”, tha ai.
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=212641
s.z

Comments

Submitted by Apollo14 (not verified) on

Kur këto gjëra paskan ndodhur në SHBA, në Shqipëri merret si e mirëqenë te ketë ndodhur një gjë e tillë!

Këtu nuk është çështje farmacie apo grupi pune në QSUT. Jo i ka apo nuk i ka dërguar shkresat zotëria. Ky njeri mund të jetë çfarëdo, por në këtë rast duhet kërkuar e vërteta. Ajo e vërtetë që i prek të gjithë.

Kush mund t'i sigurojë shqiptarët për cilësinë barnave?!

Sigurisht, këto gjëra nuk kanë filluar të ndodhin në dhjetor.

http://www.huffingtonpost.com/2013/02/06/counterfeit-avastin-fake-cancer...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.