Përplasja Presidencë-Kryeministri, Rama propozon Visar Zhitin si ambasador për në Vatikan, Nishani nuk e dekreton

“Panorama” shkruan sot se Kryeministri Rama ka propozuar Visar Zhitin si ambasador për në Vatikan. Propozimi i ka shkuar Presidentit të Republikës dhe Kuvendit, ndërsa seanca dëgjimore për të pritet të zhvillohet ditën e hënë. Burime nga Presidenca pohuan për “Panorama” se kreu i shtetit nuk ka pranuar të dekretojë emrin e Visar Zhitit për ambasador në Vatikan, me arsyen se Kryeministri Rama nuk është konsultuar më parë me të për këtë propozim. Përplasja Presidencë Kryeministri vazhdon, edhe pse u duk se palët gjetën një rrugë komunikimi pas pranimit dhe miratimit nga maxhoranca të dekretit të Presidentit Nishani për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Shkrimtari dhe diplomati Zhiti ishte ministër i qeverisë Berisha në periudhën prillshtator 2013. Në zgjedhjet e qershorit 2013, Zhiti ishte i 13-ti në listën e PD të qarkut të Tiranë, por nuk mundi të zgjidhej deputet.
l.v
Add new comment