Blerim Shala largohet nga AAK. Arsye, dialogu me Serbinë. “Vendosa të mos jem më pjesë e AAK-së. Falënderoj Haradinajn për bashkëpunimin”

Blerim Shala është larguar nga detyra e nënkryetarit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ai thotë se është ndarë miqësisht me kryetarin Ramush Haradinaj, pasi Shala ka vendosur që të mos heqë dorë nga pozicioni i koordinatorit politik për dialogun Serbi-Kosovë. “Kam vendosur të vazhdoj detyrën që kam pasur në vitet 2012-2014, si Koordinator Politik, në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy shteteve, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me përkrahjen e fuqishme të SHBA-së. Këtë vendim e kam marrë pas një bisede miqësore dhe të sinqertë me Ramush Haradinajn, kryetarin e AAK-së. Pasiqë AAK vlerëson që në këtë mandat nuk mund ta marrë përgjegjësinë politike të këtyre bisedimeve, në pajtim të plotë me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, kam vendosë që të mos jem më pjesë e AAK-së.
Shfrytëzoj rastin ta falënderoj Ramush Haradinajn për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kemi pasur prej se i jam bashkuar AAK-së”, thotë Shala më deklaratën e tij.
s.z
Add new comment