“Deutsche Welle”: Merkel-Hollande-Putin, një takim, asnjë sukses

Postuar në 07 Shkurt, 2015 05:19

Pa bërë asnjë deklaratë për mediat u larguan nga Moska Angela Merkel und Francois Hollande, pasi shpenzuan shumë orë me presidentin rus, Vladimir Putin. Por nuk dihet ajo që kanë arritur. Sipas “Deutsche Welle” dihet vetëm se kur krerët e qeverive dhe shteteve nuk thonë asgjë për opinionin publik, atëherë kjo do të thotë me fjalë të tjera që në thelb ose nuk kanë arritur gjë, ose në rastin më të mirë nuk kanë shkuar deri aty ku duhet. “Deutsche Welle”  shkruan se gjithsesi dy lajme erdhën si nga Berlini ashtu edhe nga Moska. Zëdhënësi i qeverisë gjermane si edhe zëdhënësi i Kremlimit raportuan për bisedime konstruktive dhe punën në letër që po bëhet për të çtensionuar situatën në lindje të Ukrainës. Edhe një lajm tjetër i mirë erdhi pak para takimit të Moskës: Falë një armëpushimi të përkohshëm mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Moska u arrit të nxirreshin civilët nga zona e luftimeve në Debalzevo.

 

l.v

 

http://www.dw.de/merkel-hollande-putin-nj%C3%AB-takim-asnj%C3%AB-sukses/a-18242049

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.