Komisioni Evropian: Do të punojmë me Greqinë për një zgjidhje të përbashkët

Postuar në 07 Shkurt, 2015 09:49

KE është i vendosur të punojë në mënyrë konstruktive me autoritetet greke dhe të gjithë organizmat e përfshirë në kuadër të arritjes së një marrëveshjeje të përbashkët në dobi të Greqisë dhe Evropës në tërësi, deklaroi Anika Brightheart, zëdhënëse e komisionerit për Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Pierre Moscovici. Sipas agjencisë ANA-MPA Brightheart nënvizoi përveç të tjerave se takimi i Eurogrupit që do të zhvillohet më 11 shkurt do të përbëjë një rast të rëndësishëm për realizimin e progreseve në diskutimet me Greqinë. Ndërkohë, sipas  ANA-MPA, burime komunitare theksuan se Komisioni Evropian vlerëson se mënyra më e mirë që të avancojnë bisedimet është shtyrja e afatit të programit ekzistues të financimit të Greqisë përmes mekanizmit të stabiliteti financiar (EFSF).

 

l.v

 

http://www.amna.gr/albanian/articleview.php?id=3342

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.