Mbërrijnë 300 ton ndihma nga Kosova për zonat e përmbytura në Jug të Shqipërisë

Qytetarët e Kosovës dhe sidomos biznesi ka bërë realitet premtimin për ndihma për zonat e përmbytura në Jug të Shqipërisë. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxozi ka bërë të ditur se ndihmat konsistojnë në ushqime për njerëzit por edhe nipdihma të ndryshme për gjënë e gjallë. “15 kamionë të tonazheve të ndryshme të drejtuar të gjithë në jug të Shqipërisë. Qendër do të jetë Vlora, ku do të bëhet shpërndarja e këtyre ndihmave. Ka baza ushqimore për blegtorinë, ka ushqime për popullatën dhe mendojmë që biznesi bëri për të ndihmuar vëllezërit e tyre në Shqipëri, pra dha një ndinmë tepër efikase”, tha Minxhozi. Vlerën e ndihmës e ka sqaruar Agim Shahini, Kryetar i Alenacës Kosovare të Biznesit. “Kemi mobilizuar të gjitha bizneset e Kosovës dhe janë duke shkuar më shumë se 300 ton produkte të ndryshme, që kapin vlerën më shumë se 200 mijë euro. Kjo është një ndihmë fillestare dhe simbolike”. Minxhozi dhe Shahini kanë shoqëruar kamionët deri në pikën kufitare të Morinës.
s.z
Add new comment